ronaldo-messi

Messi apo Ronaldo, kush është mbreti i El Clasicos?

Barcelona dhe Real Madridi takohen këtë fundjavë për të zhvilluar derbin më të madh në botë, El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Superylli i gjigandi katalunas, Lionel Messi është futbollisti i cili ka shënuar më së shumti gola nëpër ndeshjet e El Clasicos, plot 21.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, futbollisti kryesor dhe më i miri në historinë e Real Madridit ka shënuar 16 gola në ndeshjet e këtij derbi.

Vlen të ceket se Messi ka zhvilluar më shumë ndeshje në El Clasico sesa Ronaldo, ku argjentinasi numëron 32 paraqitje, ndërsa portugezi 25.

Edhe sa i përket asisteve në këto sfida, Messi del të jetë i pari me 13 sosh, ndërsa Ronaldo ka bërë vetëm një asistim. /Periskopi.com

messi-statistika

ronaldi-statistika