Mësohet sa para ia ofruan Enver Hasanit njerëzit e Pacollit, për vendim në favor të këtij të fundit (Video)

Njerëzit e Behxhet Pacollit i kishin ofruar 1 milion euro Enver Hasanit, atëherë kryetar i Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo shumë për të ndryshuar vendimin e gjykatës rreth rastit Pacolli.

Periskopi.com Lajme

Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur vetë ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Ai tregoi se si në një ditëlindje, njerëzit e Pacollit i ishin afruar atij dhe e kishin pyetur për numrin e xhirollogarisë.

“Njerëzit e tij m’i kanë ofruar 1 milion euro, përveç kërcënimeve që kam marrë unë dhe familja ime në emër të tij. Në një ditëlindje ku isha i ftuar, në Prishtinë, më afrohet një person dhe më thotë, xhirollogarinë në bankë se kemi fol me një mik timin të përbashkët, nuk është me rëndësi emri, i thashë për çka, tha për me t’i bartë paret, ishte tri katër ditë para se me ndodh vendimi për rastin Pacolli”, ka thënë ai.

“Thashë më thirri gruaja se ishte vajza pak pa qef dhe kam dal e kam shku në një ditëlindje të fëmiut të një miku që ishte po ashtu në Emerald. E thirra këtë mikun e përbashkët e i thashë se si i kishte thënë ashtu por më tha se i kishte thënë që mos se Enver nuk është i këtyre punëve”.

Hasani theksoi se kjo ishte bërë në emër të Pacollit për të ndryshuar vendimin.