vete

Mesazhi i veteranit të UÇK-së për shokët e luftës që po përkrahin fushatën e PDK-së në Drenas (Foto)

Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Drenas, i janë bashkuar fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor.

Periskopi.com Lajme

Lidhur me këtë ka reaguar një veteran i UÇK-së në këtë komunë, i cili ka shkruar se lufta e tij i është dedikuar popullit e assesi partive politike.

Që nga fillimi i fushatës parazgjedhore në këtë komunë, zyret e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së kanë qëndruar të mbyllura, pasi pjesëtarët e saj po marrin pjesë në fushatat e kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Ramiz Lladrovcit.

“Nuk guxoni të shkelni mbi sakrificën dhe gjakun e derdhur, turp iu qoftë”, ka shkruar ky veteran, i cili porosinë e tij e ka ngjitur në dyert e këtyre zyreve, të cilat kanë qenë të mbyllura. /Periskopi/

15280976_10210021823735746_1383190912_n

15281182_10210021823855749_1383379088_n