haa

Angela Merkel kërkon azil në Gjermani, i refuzohet

Angela Merkel nuk i dha azil Angela Merkelit dhe prindërve të saj.

Periskopi.com Lajme

Bëhet fjalë për familjen e famshme siriane, që ia vunë emrin vajzës së tyre të porsalindur Angela Merkel Alhamza, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kancelaren, që me politikën e dyerve të hapura pranoi emigrantët nga Lindja e Mesme në Europë.

Por ky gjest nuk është marrë aspak në konsideratë nga autoritetet vendase, të cilat ia refuzuan aplikimin për azil.

Mamon Alhamza, 27 vjeç, dhe 21-vjeçarja Tema Alhawar, si prindër të rinj u larguan nga qyteti verilindor sirian Qamishli vitin e kaluar, për t’i shpëtuar luftës civile që ka shkatërruar vendin, duke lënë rreth 400 mijë të vdekur.

Alhawar ishte shtatzënë kur mbërriti në Gjermani. Ajo lindi Angela Merkel “Junior” më 27 dhjetor, ndërsa çifti jetonte në një qendër strehimi për refugjatët në Duisburg, njofton Top Channel.

Tashmë ata shprehen të tronditur nga vendimi i gjykatës. Sipas Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, 258.597 sirianë kanë aplikuar për azil në Gjermani nga janari deri në tetor të 2016-s. Nga ky numër, 93.925 kanë marrë asistencë, ndërsa 577 janë pranuar për azil.

Nuk dihet nëse refuzimi i madh që Merkel po iu bën aplikimeve për azil është për arsye fushate, pasi ajo është kritikuar shumë dhe njëkohësisht sulmuar për politikën e dyerve të hapura për refugjatët.