German Chancellor Angela Merkel, left, and the Prime Minister of Albania, Edi Rama, right, shake hands after a joint press conference as part of a meeting at the chancellery in Berlin, Germany, Tuesday, April 1, 2014. (AP Photo/Michael Sohn)

Merkel ia kujton Ramës 5 kushtet për integrim në BE dhe ka një kërkesë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përgëzuar Shqipërinë dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, në arritjet e deritanishme, derisa ka thënë se duhet punë për plotësimin e disa kryetareve tjera për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Periskopi.com Lajme

“Konstatojmë që Shqipëria në vitet e fundit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave. Në raportin e fundit, KE e ka vlerësuar këtë zhvillim, unë uroj përzemërsisht kryeministrin Rama”, ka deklaruar Merkel, njofton Klan Kosova.

“Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në këto zhvillim. Reforma juridike të mund të vihet në funksion dhe tani është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i reformës në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit etj”.

“Këta janë hapa të përhershme që duhen kryer”, shtoi Merkel.

Merkel, duke folur në konferencë për shtyp, pas takimit me kryeministrin Rama, tha edhe se pret që “Shqipëria do të punojë në përputhje me OSBE­-në për zgjedhjet e ardhshme dhe do të bëjë më të mirën”.

Kancelarja nuk ka harruar të urojë shqiptarët për festën e pavarësisë.

“Urimet më të përzemërta në ditën kombëtare. Shqipëria është bërë partner i rëndësishëm, aleate e fortë në NATO. Ndihemi të lidhur ngushtë”, tha ajo.