Merimangat mund ta zhdukin racën njerëzore brenda një viti

Periskopi.com SOK

Nëse nuk jeni frikësuar kurrë nga merimangat dhe gjithmonë keni qenë të guximshëm, atëherë tani do të frikësoheni.

Një hulumtim i ri ka zbuluar se merimangat në fakt do të mund ta zhduknin racën njerëzore brenda vetëm një viti – nëse do të donin.

Studimi gjeti se, teorikisht, nëse të gjitha merimangat në botë do të bëheshin bashkë, ato në fakt do të hanin çdo qenie njerëzore në Tokë për vetëm një vit.

Siç u raportua nga The Washington Post, ekspertët Martin Nyffeler nga Universiteti i Bazelit në Zvicër dhe Klaus Birkhofer nga Universiteti Lund në Suedi, publikuan gjetjet e tyre në gazetën Science of Nature më herët këtë vit.

Ata gjetën se merimangat e botës hanë në total diku mes 400 milionë dhe 800 milionë ton pre çdo vit.

Kjo nënkupton se ato hanë po aq mish sa kanë edhe gjithë 7 miliardë njerëzit në Tokë së bashku. Në fakt, ne konsumojmë vetëm 400 milionë ton mish dhe peshk çdo vit, që do të thotë se shpesh merimangat na e kalojnë neve në këtë aspekt.

Megjithatë, gjetja vërtetë e frikshme është se nga biomasa e përgjithshme e të gjithë njerëzve të rritur vlerësohet të jetë rreth 316 milionë ton, që do të ishte një “darkë e lehtë” për merimangat që të na hanin neve, pasi që të gjitha ato së bashku hanë më shumë çdo vit, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët nuk po thonë se merimangat papritmas do t’i sulmojnë dhe hanë njerëzit pasi kjo nuk është në natyrën e tyre biologjike, por nëse do ta bënin, ato me të vërtetë do të mund t’i hanin të gjithë.