Menjëherë pas humbjes nga Llapi, Trepça 89′ akuzon gjyqtarët (Dokument)

Periskopi.com Sporti

Kryesia e K.F. Trepça ’89 përmes një komunikate për opinion ka shprehur pakënaqësi të madhe rreth ndarjes së drejtësisë në ndeshjen që kjo skuadër e zhvilloi sot në Mitrovicë kundër Llapit, në kuadër të së tetës së finales në Digitalb Kupën e Kosovës.

Zyrtarët e skuadrës mitrovicase vlerësojnë se gjyqtarët: Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj kanë qenë tendenciozë dhe të ngarkuar për rezultatin final.