92674989_mel_b

Mel B, 5 mijë dollarë për atë që kap hajdutin që hyri në makinën e saj

Ish-anëtarja e Spice Girls, Mel B, ka ofruar një shpërblim prej 5 mijë dollarë për atë që do të kapë hajdutin që u fut në makinën e saj jashtë shtëpisë në Beverly Hills.

Periskopi.com Limonada

Këngëtarja britanike, 41 vjeç, postoi një video në Instagram që tregonte një burrë duke hequr valixhe nga automjeti këtë të premte.

Mel B i ka kërkuar fansave të saj të kontaktojnë bashkëshortin e saj Stephen Belafonte në rrjetin social nëse kanë ndonjë informacion lidhur me incidentin.

Ajo shtoi se policia po heton ngjarjen por çifti ka nevojë për ndihmën e publikut.

92670679_cctv-1