ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-8_4607

Mediat serbe vazhdojnë akuzat në drejtim Ramush Hardinajt

Gazeta serbe “Blic” edhe sot ka vazhduar shkrimet kundër Ramush Haradinajt. Sipas tyre, janë Policia e Novi Sadit që po mbron “klanin” e Ramush Haradinajt, në kontrabandimin e armëve në Evropë, shkruan gazeta serbe “Blic”,

Periskopi.com Lajme

Kontrabandimi sipas tyre po zhvillohet nëpër lumin Danub, nga ku ngarkohen nëpër kamionë dhe arrijnë në Kosovë për t’u shpërndarë nëpër fronte të ndryshme të terroristëve.

Ky nuk është shkrimi i vetëm kundër Haradinajt nga ana e kësaj gazete. Blic,  dje ka shkruar se gjatë ditës së premte përmes Serbisë ka kaluar një ngarkesë e paligjshme e armëve i cili përmbanre 1 mijë e 200 copa pushkë të shkurtra-automatike.

Ndërkaq, në numrin e nesërm të gazetës“Blic” shkruan se si kinse Haradinaj dhe grupi i tij paratë e kontrabandës së armëve po i investojnë në Serbi, respektivisht nëpër Vojvodinë.

Mediet serbe e përshkruajnë Haradinajn si drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë.