ramushi

Mediat serbe: Haradinaj “bos i krimit dhe kontrabandës”, vjen reagimi i liderit të AAK-së

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka reaguar ndaj disa shkrimeve të gazetave serbe ku ai është konsideruar si “bos i krimit dhe kontrabandës”

Periskopi.com Lajme

“Këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë”, deklaron Haradinaj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër përsonalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar storje per tregëti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi.

 Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njejta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj.

 Këtë herë nuk më ndalin dot!