Mediat serbe alarmohen me mesazhin e presidentes kroate në sako gjatë takimit me Vuçiqin (Foto)

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar është e njohur për rrobat që veshë në takime zyrtare e me të cilat transmeton mesazhe të ndryshme, shkruajnë mediat serbe.

Kështu ndodhi edhe gjatë vizitës së presidentit serb në Zagreb, Aleksandër Vuçiq.

Në dorën e djathtë të presidentes krotate shkruhej ‘kurajo’, transmeton Periskopi.

Shumë nga ata që analizojnë dukjen e liderëve, thonë se ‘Kolinda në vazhdimësi përcjellë mesazhin e të fuqishmes dhe ambicizos në takime të tilla”.

“Ajo dëshiron të tregojë se shteti i saj është ndër më të fuqishmit në rajon”, shkruajnë mediat serbe./Periskopi/