EULEX

Mbyllet konkursi problematik për gjyqtarë në EULEX

Misioni evropian në Kosovë, EULEX, ka mbyllur çështjen e konkursit problematik, për të cilin u raportua edhe te Federica Mogherini.

Periskopi.com Lajme

Lidhur me këtë temë, krejt çfarë ka mundur t’i thonë KTV-së nga zyra për media e EULEX-it, ka qenë se nuk i komentojnë procedurat e brendshme të përzgjedhjes të stafit.

Megjithatë, kur në fillim të nëntorit KTV raportoi për këtë temë, misioni evropian i komentoi këto procedura, duke mohuar çfarëdo ndërhyrje të mundshme politike në proces.

Njëra nga pyetjet ishte lidhur me gjyqtaren Jennifer Seel, e cila u bë shkaku i anulimit të konkursit të brendshëm.

Seel, siç bëjnë të ditur burime brenda EULEX-it, tani është në mesin e gjyqtarëve të zgjedhur, derisa rikujtojmë se në herën e parë, nuk kishte kaluar intervistën.

Moszgjedhja e saj, u bë shkaku që shteti gjerman të ankohet në Bruksel, e interes kishte treguar edhe ambasada e këtij shteti në Kosovë.