iphone-6s-galaxy-s7-edge

Mbani iPhone apo Android, personaliteti juaj e dëshmon

Përdoruesit e Android-ëve janë më të ndershëm se përdoruesit e iPhone-ëve, thonë psikologët bazuar në një studim të publikuar këtë javë, që është i pari i këtij lloji që merret me gjetjen e ndërlidhjes që ka personaliteti i njeriut me llojin e telefonit që ka.

Periskopi.com Tech/Auto

Katër nga pesë persona të moshës së rritur, në Mbretërinë e Bashkuar,  kanë një smartphone me tregun e ndarë gati 50 me 50 në mes të dy sistemeve operative rivale.

Lidhja e smartphone (telefonave të mençur) me personalitetet tona, sipas psikologëve, del se është mënyrë e të treguarit të tipareve të njerëzve ngase ky trend i bartjes së telefonave të mençur është i kohës dhe matës mjaftë i qëlluar i njerëzimit në këtë kategori. Hulumtuesit kanë studiuar mbi 500 përdorues të këtyre telefonave, duke u dhënë detyrë që të përgjigjen në disa pyetësorë në të cilat kërkohej të dihej më shumë në lidhje me personin dhe qëndrimet e tij ndaj telefonit celular që ka.

Ky hulumtim ka treguar këto rezultate në gjeneral për përdoruesit e dy operatorëve, Android dhe iPhone.

Këto janë rezultatet për përdoruesit e iPhone:

Janë më të rijnë në moshë,

Më shumë ka përdoruese femra,

Telefonin e tyre e shohin si tregues të gjendjes së tyre financiare,

Ndjehen shumë të mbivlerësuar,

Janë më pak të shqetësuar në lidhje me pajisjet që zotërojnë.

Në të kundërt, përdoruesit e Android kanë më shumë gjasa të jenë:

Meshkuj,

Më të vjetër në moshë,

Janë më shumë të sinqertë,

Më të këndshëm,

Kanë më pak gjasa për të thyer rregullat për përfitime personale,

Më pak të interesuar në pasuri dhe status.

Dr. David Ellis nga Universiteti Lancaster, pas publikimit të hulumtimit tha: “Në këtë studim, tregojmë për herë të parë që zgjedhja e një individi për sistemin operativ të telefonit të mençur, mund të sigurojë të dhëna të dobishme kur vjen puna për të parashikuar personalitetin e tyre dhe karakteristika të tjera individuale”.

Në një studim të dytë, psikologët po provojnë të zhvillojnë një program kompjuterik që mund të parashikojë se çfarë lloji të smartphone-ve mund t’i përshtatet personalitetit të secilit njeri që kërkon të gjejë telefonin e tij adekuat.

Heather Shaw nga Universiteti i Lincoln, bashkautorë i hulumtimit, ka thënë se telefonat e mençur janë duke na e bërë gjithnjë e më të qartë se janë duke na shtyrë në një mini-dixhitalizim të mendjes dhe karakterit të secilit njeri. Shaw thotë se njerëzve në shumicë nuk po u pëlqen ky hulumtim, ngase ata përbrenda e dinë që janë bërë të varur nga dixhitalizimi dhe ajo po i bënë të varur në atë masë sa t’u përcaktojë edhe rregullat dhe kohën e jetës. /KosovaPress/