mavraj_7

Mavraj mbrojtësi më i mirë në Gjermani

Mërgim Mavraj vazhdon të jetë një ndër pikat më të forta të Kolnit në Bundesligë.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi ka fituar një tjetër “vlerësim”. Në bazë të statistikave të evidentuara nga “sportschau”, ai renditet në krye sa i përket saktësisë së ndërhyrjeve.

Në ndeshjen e javës së 11-të, Mavraj ka qenë i saktë në 91.7% të ndërhyrjeve të tij.

Me këtë saktësi, ai ka lënë pas Oczipka 85.7%, Diekmeier 84.6% dhe Kimmich 83.3%.

Koln ia doli të marrë një fitore të rëndësishme në fundjavë, duke mundur Borusian Monechegladbach si mysafir me rezultatin 2-1, shkuan panoramasport.

Aktualisht, skuadra e shqiptarit renditet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Dortmundin, 21 dhe me një diferencë prej vetëm tre të tillash nga Bayerni i vendit të dytë.