halil-matoshi-tashm-euml-ran-euml-kauzat-e-opozit-euml-s_hd-780x439

Matoshi: Sulmi mbi Konzulatën turke akt kundër Kosovës

Gazetari dhe publicisti Halil Matosh, ka shfrytëzuar llogarinë tij në 'Facebok'për të komentuar përkitazi me sulmin e sotëm që ndodhi ndaj Konsulatës turke në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Matoshi akterët e këtij sulmi i ka kualifikuar si folklorist euforik. Kurse akti i tillë, sipas tij, është i çmendur dhe kundër Kosovës, njofton Periskopi.

Ky është komenti i plotë i Matoshit:

“Sulmi i folkloristave euforik mbi Konzulaten turke ne Prizren asht akt kunder Kosoves

Sulmi i cmendun mbi konzulaten turke ne Prizren asht sulm mbi token dhe shtetin turk!
Perfaqesite diplomatike dhe konzulore mbrohen simas KOnvenets s e Wienes (1961) Neni 22: Shteti nikoqir ka për detyrë të veçantë për të marrë të gjitha hapat e duhun për të mbrojt objektet
i misionit ndaj çdo ndërhymje apo damtimi dhe për të parandalue çdo shqetësim ndaj Misionit ose dëmtim të dinjitetit të tij.
Perafqesite diplomatike, ambasadat dhe konzulatat kane status exteritorial ne Kosove, pra jane “pjese integrale” e sovranitetit te shteteve perkatese te akreditueme ne Kosove.
Perfaqesite diplomatike ne asnji vend nuk i heqin flamujt e tyne shtetnor dhe nuk vendosin flamujt e shteteve ku jane te akreditueme!

Tashma nji kohe te gjate, nacionaliste shakaxhi e t’patru po nxisin nji urrejtje ndaj shtetit turk dhe kombit turk ne Kosove tuj e vene ne rrezik kredibilitetin e shtetit kosovar…
Pra ju keni cenu imazhin e Kosoves, para miqeve e animqcve!
Ju, kinsepolitikane e kinsepatriote, ju kinsehistorian e kinse-njerez, ju qe po i nxisni te rinjte injronate e euforik me urrye jo vetem Turqine dhe turqit por secilin komb e shtet ne bote, ju nuk dini ta cmoni shtetin sovran – atdheun e kosovareve dhe e sulmoni ate…
Ju jeni anmqit ma t’urryem te Republikes!
Ju po e lueni lojen e Beogardit zyrtar qe thote se shqipatret jane te paafte me ndertue e mbajte shtet!
Sepse poulli qe sulmon perfaqesite e hueja diplomatike nuk di me e vlersue lirine!
Ju e keni lendu e fye festen e flamorit – 28 nandorin;
Ju e keni lendu edhe Shqipnine edhe Kosoven!”/Periskopi.