gjykata

Marrëveshja për drejtësi “prish” sistemin unik gjyqësor

Marrëveshja për drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë nga juristët është vlerësuar diskriminuese dhe në kundërshtim me parimin e sistemit unik gjyqësor.

Periskopi.com Lajme

Ndërkaq Qeveria e Kosovës është mjaftuar me një komunikatë të tregojë për finalizimin e marrëveshjes, por si zakonisht interpretime të ndryshme janë dhënë në Prishtinë dhe Beograd, shkruan sot Koha Ditore.

Afati i vënë për implementimin e saj është thënë të jetë 10 janari i vitit të ardhshëm, por ende nuk janë përzgjedhur gjyqtarët e prokurorët.

E gjithë marrëveshja e finalizuar pas një viti u referohet vetëm dy komuniteteve: shqiptarë dhe serbë. Kryetari i Gjykatës Themelore do të jetë serb nga Mitrovica e veriut, ndërkaq prokurori kryesor do të jetë shqiptar i Kosovës.