Zaev

Maqedonin Zaev e nxjerrin me plis në Ditën e Flamurit (Foto)

Një pjesë e mediave të afërta me VMRO-DPMNE sot me rastin e Ditës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptar e kanë nxjerrë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev me plis në kokë.

Periskopi.com Lajme

Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, transmeton ina. Ndërsa në këtë shkrim thuhet se Zaev ka hapur Kutinë e Pandorës, duke i hapur një derë Shqipërisë së Madhe, apo kantonizimit të Maqedonisë.

Këtu përmendet takimi i kryetarëve të komunave shqiptare në Ballkan në Tiranë në organizim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.