Manchester City në bisedime me objektivin e madh të Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Klubet më të mëdha evropiane kanë monitoruar për së afërmi  situatën mesfushorit të Nice, Jean-Michael Seri me PSG-në dhe Barcelonë të cilët e kanë shprehur haptazi interesimin.

Manchester City i është bashkuar garës për të marrë shërbimet e Serit, sipas disa raportimeve.

Raportohet se Pep Guardiola u’a ka dhënë dritën e gjelbër, reprezentuesve të Manchester Citit për t’u takuar me agjentin e lojtarit për të biseduar për një transferim në të ardhmen.

Klubet më të mëdha evropiane kanë monitoruar për së afërmi yllin e Nice, me Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Liverpool të gjitha kanë shprehur interesimin.

Dhe ‘El Mundo Deportivo’ beson se liderët e Premier Ligës janë më afër që ta marrin atë.

Kontrata e Serit përfundon në verën e vitit 2019.

Vlera e tij është rreth 40 milionë euro. /Periskopi