Makina bie në humnerë, shpëtojnë mrekullisht 4 të rinj

Një aksident të rendë ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Priskë, Tiranë ku një mjet ka rënë në greminë.

Periskopi.com Lajme

Dyshohet se brenda mjetit gjendeshin katër persona, raporton albeu.com.

Me të marrë njoftimin, forca të policisë dhe zjarrfikësve janë nisur për në vendngjarje, pasi mësohet se terreni është tepër i vështirë.

Mësohet se katër të rinjtë që ndodheshin në makinë janë nxjerrë prej mjetit të shkatërruar dhe tani gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash dhe ka qenë një mrekulli që të rinjtë kanë shpëtuar me vetëm pak dëmtime.

Zona e Qafë Priskës ndodhet në Malin e Dajtit në një terren të thyer duke bërë të vështirë ndërhyrjen për operacionet e shpëtimit.