MAJK

Majk flet për herë të parë për shtatëzaninë e Majlindës

Ndarja mes reperit të Babastars, Majk dhe modeles Majlinda Zeka nukka qenë aspak miqësore. Të paktën këtë kanë lënë të kuptohet medeklaratat e tyre në rrjetet sociale dy protagonistët.

Periskopi.com Limonada

Por nga dita nëditë po zbulohen detaje të reja të këtij raporti dhe hipoteza të arsyeve të vërteta të ndarjes.Ndonëse përflitej prej kohësh, Majlinda Zeka ka konfirmuarshtatzëninë. Modelja, ka publikuar një foto në rrjetet sociale,nëpërmjet së cilës ka zbuluar se është në pritje të një djali.

“Është një mrekulli e madhe, është një djalë i vogël. Djali im”, ka shkruar Majlinda në rrjetet sociale. Deklarata e saj i ka lënë të “shokuar” adhuruesit e reperit, të cilët kanë aluduar se arsyeja e ndarjes rreth tre muaj më parë mund të ishte pikërisht kundërshtimi i Majk për t’u bërë baba.

Megjithatë, reperi në një deklaratë për “Bluetooth”, rrëfen se nuk ka asnjë informacion mbi shtatzëninë e ish­partneres së tij. I pyetur ngagazeta, nëse arsyeja e vërtetë e ndarjes me Majlinda Zekën ishte shtatzënia e saj, reperi e ka mohuar duke thënë, “Jo. Nuk jemi ndarë për këtë arsye”.

Majk rrëfen në vazhdim se me modelen Majlinda Zeka janë ndarë kohë më parë. “Jemi ndarë prej kohësh. Unë nuk di gjë”, shpjegon më tej reperi. Majk ka theksuar se nuk ka dijeni për shtatzëninë e partneres së tij. “Ajo nuk më ka thënë gjë, unë nuk di asgjë”.