??????????????????????????????????????????????????????????

Luzha përgënjeshtron Veselin (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Organizatorja e peticionit për Astrit Deharin, Besa Luzha, ka reaguar sërish, pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se peticioni ku kanë nënshkruar mbi 23 mijë qytetarë të Republikës, nuk i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka publikuar dokumentin që vërteton të kundërtën.

“Në Kuvendin e Kosovës u gënjye publikisht duke thënë që kërkesa e peticionit me nenshkrime nuk i është drejtu Kryesise se Kuvendit.

Ne kemi dorezu dy komplete nenshkrimesh me dy shkresa te ndara. NJe per komisionin per peticione i cili duhet ta shqyrtoje dhe sipas ligjit nese konstanton qe jane ne rregull i rekomandon Kryesise se Kuvendit qe duhet te mbahet seanca. Nje kerkese me kompletin e nenshkrimeve i eshte drejtuar direkt Kryesise.

23744 nenshkrime te qytetareve jane dyfishi i kerkuar nga ligjet e miratuara ne kete Kuvend. Peticioni nuk eshte referendum, prandaj edhe ne ligj eshte parapare 10.000 nenshkrime si nuke i mjaftueshem”, ka shkruar Luzha.

15171124_10209698482071142_8612107332155203795_n