??????????????????????????????????????????????????????????

Luzha: Kërkojmë që e vërteta e rastit Dehari të vije nga një proces i pavarur

Aktiviste e shoqërisë civile në, Besa Luxha ka folur rreth zhvillimeve të fundit të organizimeve të shoqërisë civile në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Luzha ka treguar se protesta është organizuar nga një grup i të rinjve dhe shoqërisë civile, që është përkrahur edhe nga disa figura më popullore
“Të merren masa ndaj të gjithë përgjegjësve të rastit; Të kërkohet hetim i pavarur; Dy ministrat, i brendshëm dhe i drejtësisë të japin dorëheqje, ngaqë ka pasur mosangazhim prej tyre”, ka numëruar kërkesa e këtij grupi aktivistja Luzha, duke treguar se u shtua edhe kërkesa tjetër, ajo e peticionit ku nënshkruhen qytetarët.

Ajo ka vënë theks të veçantë te mënyra se si duhet të vijë e vërteta.

“Po kërkojmë që deri te e vërteta të vije me një proces të pavarur. Deri tash na bëjnë të dyshojmë se këto institucione nuk munden të organizojnë një hetim të pavarur, ngaqë kanë pasur deklarata kontradiktore. Është mirë që të kombinohet, që familja të propozojë disa ekspertë, hetues, që lejohet edhe me ligj”, ka shtuar Luzha.

Ndërsa shfaqja e pamjeve nga burgu, sipas Luzhës, ka shfaqur edhe gjëra tjera.

“Shfaqja e atyre videove, na ka shqetësuar gjendja e papranueshme si trajtohen njerëzit në ato situata”, ka thënë Luzha.