Ulrike Lunacek

Lunaçek tregon se çka i thanë spanjollët kur kërkoi njohjen e Kosovës

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunaçek ka zbuluar bisedimet me Spanjën për njohjen e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se ata shqetësohen për Kataloninë, transmeton Koha.net.

“Kur kam biseduar me spanjollët ata më thoni se janë të shqetësuar se si Kosova u nda nga Serbia, që mund të ketë efekt edhe mbi Kataloninë”, tha Lunaçek, teksa vazhdoi të tregonte edhe përgjigjen e saj: “Megjithatë, asnjë nga qeveritë demokratike të Frankos në Spanjë nuk kanë bërë në Kataloni, atë që ka bërë Slobodan Millosheviqi në Kosovë ndaj shqiptarëve”.

Lunaçek më tej tha se mosnjohja e pesë vendeve të BE-së po e bën me nerva dhe e sheh krejt si absurde këtë gjë.