Ulrike Lunacek

Lunaçek serbëve: Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunaçek ka bërë të ditur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të zbatohet sipas marrëveshjes, por që ky trup nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Periskopi.com Lajme

“Asociacioni është trup i bashkësisë lokale dhe duhet të merret me tema lokale, e nuk mundet të ketë juridiksion shtetëror. Kjo përcaktohet edhe në marrëveshje. Në Serbi ka aspirate që AKS do të ketë mandate ekzekutiv, që është e pamundur”, ka thënë Lunaçek, transmeton Koha.net.

Ajo më tej ka cilësuar Dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dialog që ka progres, por që po ec me hapa të ngadaltë.