Ulrike LUNACEK

Lunacek paralajmëron serbët: Asociacioni i komunave nuk do të ketë kompetenca shtetërore

Raportoja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë sonte në Vjenë se pala kosovare duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por se ky trup nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

Periskopi.com Lajme

“Asociacioni është trup i bashkësisë lokale dhe duhet të merret me tema lokale, por nuk mund të ketë kompetenca shtetërore. Kështu thuhet edhe në marrëveshje. Në Serbi ekzistojnë pritje se Asociacioni ka mandat ekzekutiv, gjë që është e pamundur”, ka thënë Lunacek, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë bërë përparime, por edhe më tej ky përparim është i vogël dhe duhet të ecët më shpejt.

Nënkryetarja e Parlamentin Evropian ka theksuar se është mirë se dialogu i Prishtinës dhe Beograd është vendosur, pasi që është njëri nga parimet bazë për procesin e zgjerimit, si dhe raportet e mira ndërfqinjësore.

Sipas saj, raportet e e afërta të Listës Serbe me Beogradin po krijojnë probleme për vetë serbët që jetojnë në Kosovë.

Si shembull ajo ka marrë se si kohë më parë një anëtar i Kuvendit të Kosovës përmes Beogradit, në vend që të shkojë përmes Ambasadës së Kosovës në Bruksel, ka tentuar që të vë kontakt më të, gjë që sipas saj duhet të ndryshojë.