lllllll

Llullaku shënon sërish, kjo është festa e tij e veçantë (VIDEO)

I planifikuar për të luajtur për mbijetesë dhe pas një fillimi sezoni shumë të dobët, ekipi i sulmuesit shqiptar e sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit të kampionatit rumun pas fitores në ndeshjen e sotme, në javën e 17 të kampionatit.

Periskopi.com Sporti
Gaz Metan përballej me Konkordian në fushën e vet dhe u gjend në disavantazh në minutën e 27 të takimit.
Llullaku provoi disa herë të gjente rrugën e rrjetës që në pjesën e parë, por nuk ia doli mbanë duke shpërdoruar para portës kundërshtare.

Në të dytën ai korrigjoi shënjestrën pasi realizoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1, pasi Aksente kishte shënuar më parë golin e barazimit.

Ishte përsëri Aksente ai që shënoi një tjetër gol, duke vulosur suksesin 3-1 të Gaz Metan që sheh veten vetëm 3 pikë pas Steauas kryesuese.

Golin e Llullakut mund ta ndiqeni pas minutës së 05:00.