Ramiz Lladrovci e Kadri Veseli

Lldarovci i bindur do të fitojë Drenasin, madje mandat 5  vjeçar, premton 70 milionë euro invetsim

Ramiz Lladrovci, kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ai do ta fitojë pushtetin në Drenas, madje jo vetëm për mandatin një vjeçar.

Periskopi.com Lajme

“Plani im është që ta bindi qytetarin që të dalë në votime. Në mandatin pesë vjeçar tonin do të investojmë 70 milionë euro”.

“Është shumë e madhe por e kam mbështetjen e kryetarit të partisë, Kadri Veselit”.

Lladrovci këto komente i ka bërë në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës duke treguar se edhe në cilat fusha do të investojnë.

“Do të investojmë në infrastrukture, arsim, shëndetësi, bujqësi, kanalizim dhe do ta përgatisim parkun industrial”.

“82 hektarë tokë do të jenë gati për investime të huaja kapitale”.

“Ministri Blerand Stavileci bashkë me Komisionin Evropian kanë një projekt në gjashtë komuna përfshirë edhe Drenasin, ku bën pjesë edhe ngrohja qendrore për qytetin tonë”.

Madje Lladrovci në këtë garë të jashtëzakonshme për zgjedhjet në Drenas, thotë se nuk ka asnjë kandidat serioz.

“PDK në Drenas dhe Drenicë është fuqi dhe gjithë qytetarët por edhe iniciativa si ajo e Izet Ibrahimit janë duke na përkrahur. Edhe struktura e Lëvizjes Vetëvendosje është anëtarësuar në PDK”.

Kandidati i PDK-së ka thënë se për atë nuk ka asnjë kandidat serioz në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se ai do të fitojë.