unnamed-51

“Me Lladrovcin kryetar, Drenasi do të ketë 13 milionë euro investime”

Me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur tubimin promovues të fushatës.

Periskopi.com Lajme

“Do të jenë shembull se si fiton Partia Demokratike e Kosovës e cila është partia e vetme që ka lidership të aftë për të marrë vendime madhore për zhvillimin e vendit tonë, në të mirë të familjes, mirëqenies së tij, të edukimit dhe arsimit të tij”.

Kryetari Veseli theksoi se të gjithë ata që duan ta sfidojnë sot Drenicën mund t’u themi se nuk ka çmim që nuk paguan Drenica heroike për lirinë, për demokracinë, për krenarinë dhe dinjitetin e saj.

Duke folur për realizimin e projekteve të reja në Drenas, Veseli tha se ato mund të realizohen vetëm nga kryetari i ri Ramiz Lladrovci.

“Derisa parku i parë industrial ka afër 30 hektarë dhe tashme është i realizuar, i dyti që do të jetë përballë rrugës do të jetë dy herë më i madhe dhe do të realizohet brenda vitit 2017, ndërsa vetëm brenda vitit buxhetor 2017 me kryetarin Ramiz Ladrivci, do të kemi investime kapitale në komunën e Drenasit në vlerë prej 13 milion euro”.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Drenasit, nga PDK-ja, Ramiz Lladrovci, theksoi se ky 28 nëntor për të bëhet me një simbolikë të re pasi nga sot, fillon edhe marrja e përgjegjësive.

“Sot, për mua dhe Drenasin fillon një kapitull i ri. Kapitullin e ndarjes së përgjegjësive.

Besimi juaj e përkushtimi im, të lidhura me Drenasin tonë. Do të angazhohem për urbanizimin e të gjitha fshatrave të Drenasit, duke përfshirë rregullimin e tërësishëm të infrastrukturës rrugore, rregullimin e rrjetit të kanalizimeve dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjithë territorin e komunës”.

Lladrovci tha se diskutimet e bëra këto ditë me banorë në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Drenasit do të bëhen pjesë e programit dhe vizionit qeverisës.

“Feronikeli është pjesë vitale e zhvillimit ekonomik të Drenasit dhe me ekspertët diskutuam edhe për modelet bashkëkohore të minimizimit të lirimit të ndotësve, një shqetësim ky që i përcjell me vite të tëra qytetarët tanë. Do të gjejmë zgjidhje edhe për pluhurin e gurthyesve dhe shlakut të ferronikelit”.

“Ne jemi gati për 4 Dhjetor, sepse Ju, do ta vlerësoni të kaluarën tonë, angazhimin e tashëm dhe zotimin për të ardhmen e qytetit tonë”.