15241809_10209818748019414_3973882299861216470_n

Lladrovcin  e “tradhton” Kadri Veseli për 13 milionë euro

“Me kryetarin Lladrovci do të kemi 13 milionë euro investime në ketë komunë”, deklaroi i pari i PDK-së,Kadri Veseli, ditën e parë të fushtës për kryetar të Drenasit. Me këtë shpresë Ramiz Lladrovci, vazhdojë tu tregojë bashkëvendëseve se çfarë projekte do të realizohen gjatë mandatit të tij si kryetar.

Periskopi.com Lajme

Shkolla, qendra kulturore e rrugë të reja ka planifikuar kryetari i ri, për të cilin edhe në Kuvendin e Kosovës u ngritën tensione ditën kur votohej për ndarjen e buxhetit, shkruan Gazeta Fjala.

Por, tani që është ulur në paltronin e të parit të Drenasit, Lladrovci është lënë i vetëm në rrugëtimin e tij dhe përmbushjen e investimeve.

Në tabelat buxhetore që posedon Gazeta Fjala, shihet se 13 milionë eurot e premtuara nga Veseli nuk do të ndahen për këtë komunë asnjëherë gjatë viti 2017. Madje as në tri vitet e ardhshme.

I tërë buxheti i Drenasit, i paraparë për investime kapitale nuk arrinë këtë shumë deri në vitin 2019.

Sipas ligjit për buxhetin të publikuar tashmë në Gazetën Zyrtare, pasi ka marrë edhe dritën e gjelbër nga Presidenti i vendit, as edhe një cent nuk ka ndryshuar buxheti i paraparë për drenasin, pavarësisht zhurmës së krijuar nga deputetët e partisë së Lladrovcit.

Shuma e përgjithshme e shpenzimeve të parashikuara në këtë komunë, arrinë në 13.1 milionë euro, ku përfshihen pagat, shpenzimet e administrative, ndërsa vetëm për investime kapitale nuk janë paraparë më shumë se 3.8 milionë euro.

15991644_10211487921422554_1499568469_o

Në një intervistë pëër Gazetën Fjala kryetari Ramiz Lladrovci ka deklaruar se ende shpreson për mbajtjen e premtimeve nga bashkëpartiakët.

“Drenasi ka nevojë për më shumë buxhet dhe falënderoj Kryetarin Veseli që është vënë në ballë të nevojave tona. Këtë nevojë tonën asnjë parti nuk e kundërshton. Dihet se qytetet shumë më larg kryeqendrës tashmë kërkesat tona i kanë të realizuara. Pse do të duhej që Drenasi të ketë mungesë uji të pijes, mungesë rruge, shkolle dhe pa çerdhe”, ka thënë Lladrovci.

Ai është bindur se do të fitoj edhe një mandat si kryetar komune dhe pati premtuar se shumë projekte nga Qeveria dhe nga investitorë të jashtëm do të vijnë në Drenas për shkak të rrethanave të reja që do të krijohen, lehtësirave dhe për shkak të mikpritjes që do ta ofrojë komuna e Drenasit.

Madje ka premtuar investime multi milionëshe, të cilat duket se vështirë mund të realizohen.

“Në pesë vitet e ardhme, Drenasi do të ketë 70 milionë euro për investime kapitale. Me këto investime do ta përfundojmë çështjen e infrastrukturës dhe nevojat tjera të investimeve. Brenda pesë viteve, po ashtu do ta finalizojmë projektin e ngrohjes për Drenasin dhe funksionalizimin e parkut të biznesit që do të ketë 82 hektarë. Me këto synime, kërkojmë rikonfirmimin e besimit, ashtu si çdoherë që ia keni dhënë PDK-së t’ia jepni sërish. Kemi shumë arsye të jemi krenarë me punën tonë dhe synimet tona”.

Gazeta Fjala, sjellë në detaje buxhetin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për komunën e Drenasit.

1-b

2b

3b

4b

5b

6b

7b