lladrovci

Lladrovci mundohet të arsyetohet për takimin me arsimtarët në kohë të mësimit

Kryetar i Këshillit Kombëtar i Nisma-s, Jakup Krasniqi,  përmes një shkrimi të tij në Facebook, ka thënë se sot është ndërprerë mësimi në tri shkolla të komunës së Drenasit, për të mbajtur takime kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Periskopi.com Lajme

Por një gjë të tillë po e mohon ky i fundit.

Në një prononcim për Indeksonline, Lladrovci jep arsyetimin se gjatë ditës së sotme në këto shkolla ka pasur një takim konsultativ me arsimtarët gjatë kohës së pushimit.

“Takimi konsultativ me arsimtaret e Komoranit dhe të Kishnarekës ka qenë i organizuar në kohën pushimit, nga ora 12:10 deri në orën 12:40. Humbja e orëve të mësimit është spekulim.

Por, është interesant fakti se si Lladrovci ka mundur të zhvillojë takime me arsimtarët brenda 30 minutave në dy fshatra të ndryshme!/Indeksonline.