Liverpooli me një mungesë të madhe në ndeshjen me Cityn

Periskopi.com Sporti

Liverpooli pritet të jetë pa mbrojtësin Virgil van Dijk në ndeshjen e sotme ndaj Manchester Cityt në “Anfield Road”.

 

Liverpool Echo raporton se mbrojtësi holandez ka pasur një ngacmim në muskuj dhe Jurgn Klopp nuk do ta rrezikojë atë, transmeton Koha.net.

 

Dyshja startuese pritet të jetë Dejan Lovren e Joel Matip, në qendër të mbrojtjes.

 

“Të Kuqtë” kërkojnë t’ia shkaktojnë humbjen e parë Cityt në ligë, përderisa lideri i ligës është në kërkim të fitores së parë në Anfield Road pas 15 vitesh. /Periskopi/