Liverpooli me formacionin më të mirë kundër Spartak Moskës (Foto)

Periskopi.com Sporti

Liverpooli është nikoqir i Spartak Moskës në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Takimi që zhvillohet në Anfield është vendimtar për kualifikimin e mëtutjeshëm të Redsave.

Të zgjedhurit e Jurgen Klopp duhet të shmangin humbjen për të vazhduar në fazën e eliminimit direkt.

Ndërkaq, në rast se fiton skuadra e Massimo Carreras, atëherë do të jetë ekipi rus që do të kualifikohet tutje.

Formacioni bazë i Liverpoolit: Karius, Gomez, Klavan, Lovren, Moreno, Can, Wijnaldum, Coutinho, Mane, Salah, Firmino.

Formacioni bazë i Spartak Moskës: Selikhov, Dzhikiia, Bocchetti, Tasci, Eschenko, Glushakov, Fernando, Promes, L. Adriano, Zobnin, Ze Luis.

Ndeshja tjetër e Grupit E zhvillohet ndërmjet Mariborit dhe Sevillas.

Andaluzianët duhet të fitojnë për të qenë të sigurt se do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt.