Liverpool humbet nga Southampton (Video)

Liverpooli ka pësuar humbje prej 1-0 si mysafir i Southamptonit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL që u zhvillua në St. Mary’s Stadium.

Periskopi.com Sporti

Paraqitja e Redsave në gjysmën e parë nuk ishte për t’u lëvduar, pasi atyre u mungonte angazhimi i duhur në fazën ofensive, ndërsa thyheshin lehtë në mbrojtje, përcjell Telegrafi.com

Nga ana tjetër, vendasit bënë paraqitje të mirë dhe është dashur të shënon më shumë se një gol, pasi Nathan Redmond i humbi dy raste shumë të mira.

Goli i vetëm në 45 minutat e para u realizua pikërisht nga Nathan Redmond (20’), i cili u asistua nga Jay Rodriguez.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadra e Jurgen Klopp për të shkuar në finale të Kupës së Ligës, duhet ta përmbysë rezultatin në ndeshjen kthyese në Anfield.

https://youtu.be/inGLL8AfXbQ