liverpool-2-780x439

Liverpool fiton dhe bëhet lider i Premier Ligës

Liverpool ka arritur të shënojë fitore tejet të vështirë në shtëpi ndaj ekipit modest të Sunderlandit me rezultat 2-0.

Periskopi.com Sporti

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp u deshtë të ndjersitën shumë për të siguruar tre pikët e radhës në shtëpi ndaj Sunderland, pas kësaj fitore ata janë lider në Premier Ligë me 30 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në poztiën e dytë.

Liverpool tashmë në këtë sezon ndeshjet në shtëpi është duke i fituar me shumë lehtësi dhe dominim të plotë ndaj kundërshtarëve, në takimin e sotëm gjatë pjesës së parë u pa vetëm një ekip në fushë dhe ai ishte Liverpool me raste të shumta dhe posedim të topit, por që nuk arritën të tundin portën e portierit të Sunderland i cili ishte në disponim për ndeshje duke bërë që pjesa e parë, të përfundojë pa gola 0-0.

Në pjesën e parë të ndeshjes, vlen të ceket se u lëndua edhe ylli kryesor i skuadrës, Philippe Coutinho, i cili u detyrua të lë fushën e blertë në minutën e 30-të.

coutinho
Philipe Coutinho, momenti kur u lëndua në minutën e 30′

 

‘Reds’ nisën pjesën e dytë ashtu sikur të paren duke sulmuar pareshtur për të shënuar golin e parë të takimit, ku Firmino dhe Mane patën raste mjaft të mira për gol por fati ishte në anën e skuadrës së kosovarit Adnan Januzaj.

U desh të presim minutën e 75-të për të parë golin e parë të ndeshjes, i cili erdhi me anë të Divock Origut, që shënoi pas asistimit të Jordan Henderson.

origi1
Divock Origi, duke festuar pas golit të shënuar

 

Deri në fund të ndeshjes, vendasit shënuan edhe një herë me anë të James Milner, i cili konvertoi penalltinë në gol në minutën e 91-të për rezultatin përfundimtar 2-0.

Vlen të theksohet se Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, ku zëvendësoi Duncan Ëatmore.

Në javën tjetër, Liverpooli luan në udhëtim te Bournemouthi, ndërsa Sunderland pret në shtëpi Leicester Cityn. /Periskopi/