20161128161505567646

Limaj thotë se ndryshimi i Drenasit bëhet me Isa Xhemajlajn

Nisma për Kosovën hapi fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se qytetarët e Drenasit janë lodhur nga keqqeverisja dhe nga mos mbajtja e premtimeve dhe se ndryshimi vjen vetëm përmes tij, pasi që Drenasi ka nevojë për kryetar që është në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa, Jakup Krasniqi tha se Drenasi do të përfitojë nga zgjedhja e Isa Xhemajlaj pasi që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Po ashtu ai tha se “me kandidatin Xhemajlaj nuk do të ketë ndasi të qytetarëve ‘se këta janë tanët dhe këta janë të huaj”, raporton KP.

Kurse, kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se ndryshimi i Drenasit është Isa Xhemajlaj dhe se ky do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Drenasit.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor ndërsa KQZ-ja ka vendosur vetëm pesë ditë fushatë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit pasi që ai është dënuar për krime lufte.