Fatmir Limaj

Limaj: S’janë pengesë kodet e ligjet, por kapësit e shtetit

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se pa u larguar kapësit e shtetit, nuk do të ketë drejtësi.

Periskopi.com Lajme

Ai është shprehur se është duke vazhduar pasiguria dhe abuzimi me ligjin pikërisht nga ata që janë të thirrur të punojnë në bazë të ligjit, përcjellë Indeksonline.

Limaj ka thënë se nuk janë problem në sistemin e drejtësisë kodet dhe ligjet, por duhet të bëhet ç`kapja e shtetit.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Problemi me sistemin e drejtësisë nuk janë kodet dhe ligjet.

Ç’kapja e sistemit nga grupet kriminale është shpëtimi i vetëm për sistemin e drejtësisë, e që do t’i hapte rrugë reformimit të thellë të këtij sistemi, si garancia e vetme për të qenë efikas e i paanshëm.

Me ata që i kanë futur duart thellë në këtë sistem s’ka drejtësi në Kosovë, por vazhdon pasiguria dhe abuzimi me ligjin nga ata që janë të thirrur të punojnë në bazë të ligjit.

Pa i larguar kapësit e shtetit s’ka drejtësi në këtë vend.

Nuk janë pengesë kodet dhe ligjet!