shega2

Lëngu i shegës, pija që të zgjat jetën

Shumë studime tregojnë se konsumi i bollshëm i lëngut të shegës mund të ngadalësoje zhvillimin e kancerit të prostatës dhe të nxisë “vetëvrasjen” e qelizës, një proces i cili vetëshkatërron qelizat kancerogjene, duke penguar veprimtarinë e faktorëve të rritjes, e cila në shumë raste duket të shkojë krah për krah me zhvillimin e kancerit.

Periskopi.com Shëndeti

Në të njëjtën mënyrë, lëngu i shegës vepron pozitivisht në rastin e kancerit të lidhur me hormone si p.sh. kanceri i gjirit, duke penguar aromatazen- enzimën kyçe në prodhimin e tepërt të estrogjenit.

Shega është shumë e pasur në antioksidante, sidomos lëngu i saj dhe lëkura.

Veprimtaria antioksiduese e lëngut të shegës është 4 herë më i fuqishëm se i verës së kuqe apo çajit jeshil.

Lëngu i shegës pengon shumimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë (në laborator), nga 30% – 100%.

Konsumi nga goja i lëngut të shegës, nga minj eksperimental tek të cilët është shkaktuar kancer i mushkërive, rezulton në ulje të masës tumorale me një përqindje prej 66%, pas një terapie 6 mujore.

Është shumë e qartë, ky frut është një thesar në parandalimin e kancerit, e vërtetuar kjo tashmë edhe me studime në njerëz. Konsumi i këtij fruti dhe veçanërisht i lëngut të tij ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin.

A vlejnë lëngjet e gatshme të shegës?

Në fakt, këtu kemi një përjashtim të rregullit se ushqimet e përpunuara humbasin vlerat e tyre. Përpunimi që kërkon përftimi i lëngut të shegës në mënyrë industriale i shton atij antioksidantët e lëkurës dhe siç rezulton nga konstatimet, lëngjet e gatshme të shegës, që tregtohen në markete kanë edhe më shumë antioksidante sesa lëngu që shtrydhim vetë.