pal-lekaj-1200x630

Lekaj: UÇK-ja është paraardhëse e FSK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se “Dita e Forcës” është dita e Kosovës, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës është paraardhëse e FSK-së.

Periskopi.com Lajme

Ai përmes një njoftimi ka uruar edhe familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët.

Lexoni njoftimin e plotë:

Sot është njëra ndër ditët më të rëndësishme, e shënuar në historinë e Kosovës, është “Dita e Forcës”.

Kjo ditë na kujton sakrificën e përkushtimin për ta jetësuar idealin e gjeneratave të tëra për çlirim, liri, pavarësi e shtet.

“Dita e Forcës” është rrjedhimisht dita e Kosovës, sepse UÇK’ja si paraardhëse e FSK’s, kishte për qëllim çlirimin e vendit, gjë që bashkë me miqtë e arriti, ndërsa tani është FSK’ja, nesër si Ushtri e Kosovës, me aleatët tanë, që do ta mbrojë shtetin e lirinë e tij.

Sot ju them të gjithë ushtarëve tonë, familjeve të tyre, e qytetarëve të Kosovës pa dallim, urime “Dita e Forcës”. Veçanërisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve. Sepse secili nga ta dha diçka për të ekzistuar shteti i Kosovës i lirë e me ushtrinë e saj, për të pasur ditën kur ne kremtojmë lirinë, për të pasur ditën e pavarësisë, e për të festuar lirshëm edhe ditën e Shqiptarëve, 28 Nëntorin!

Sot, para se të themi urime, duhet që t’u themi lavdi të gjithëve që ranë ndër breza për ditët e shënuara të Kosovës e për kombin shqiptar.