Pal Lekaj

Lekaj diskuton në Kuvend për shkrimet e mediave serbe për Haradinajn

Shefi i Grupit të AAK-së Pal Lekaj ka folur para deputetëve në lidhje me disa shkrime në mediat serbe për kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

 

Lekaj tha se  Qeveria duhet t’i mbroj njerëzit e Kosovës nga këto shpifje.

“Armiqtë tentojnë të godasin aty ku është më së forti. Ramushi ka marrë goditje nga ata që janë kundër vlerave pro perëndimore të Kosovës. Haradinaj ka qenë çdo herë në ballë të proceseve. Nëse dikush mendon se me shpifje të tilla zbehin fuqinë e  Ramushit në Kosovë e kanë gabim. Haradinaj e ka pasur çdo herë mbështetjen e popullit”, tha Lekaj.