pal lekaj

Lekaj: S’është i rastësishëm sulmi në të njëjtën kohë ndaj Haradinajt nga Isa Mustafa dhe mediat serbe

Situata është më tensionuar në Kuvend se sa po duket në media, me u shpërnda Kuvendi sa nuk është bë vonë.

Periskopi.com Lajme

Pal Lekaj, Kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se nuk është i rastësishëm sulmi që po ndodh në të njëjtën kohë ndaj Ramush Haradinajt nga Isa Mustafa dhe mediat serbe.

Shefi i deputetëve të AAK-së ka theksuar se situata në vend është më zi se ajo çka po transmetohet ne media.

“Situata po doket se është më e tensionuar në Kuvend se sa po del në media”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se Kuvendi duhet me u shpërnda sa nuk është bë vonë.

Ai ka shtuar se Qeveria e Isa Mustafes duhet të shkoj te shpija sa më shpjet ngase nuk ka ma legjitimitet qytetar me udheheqë vendin.

Sipas tij, për me zgjidhe krizën institucionale, vendit i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Aleanca është  që nëse ka seriozitet me udhëheqë shtetin, patjetër që ka me qenë krah i fuqishëm i tij, por sikur po shihet nuk ka një seriozitet në udhehëqjen e shtetit dhe zgjidhja më e mirë është që vendi të shkoj në zgjedhje”, ka theksuar nder të tjera Lekaj.