dddd-1-848x478

LDK-ja thirret në emër të Ibrahim Rugovës, në odat e Drenicës jehon kënga për të (Video)

Zgjedhejt e parakohshme në Komunën e Drenasit, kanë bërë që kjo komunë të vizitohet më shpesh nga disa zyrtarë qeveritarë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ndonëse këto vizita po i bëjnë për t’i ndihmuar në fushatë elektorale kandidatët e partive të tyre për kryetar të kësaj komune, në mbrëmjen e sotme nuk munguan as këngë për ish-presidentin e ndjer Ibrahim Rugova.

Zëvendësministri i Drejtësisë Florian Dushi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ishin ata që i kënduan disa vargje për ish-presidentin Rugova, shkruan GazetaBlic.com

Dushi dhe Gashi e vizituan Drenasin, për ta mbështetur kandidatin e LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika.

Më poshtë ua sjellim videon në të cilën shihen duke i kënduar ish-presidentit të ndjer.

Fushata elektorale në Drenas ka filluar nga dita e hënë me saktësisht nga data 28 Nëntor dhe do të zgjasë deri më 2 Dhjetor. Ndërsa 4 Dhjetori është caktuar data e zgjedhejve të parakohshme në këtë komunë