real madrid

Lajm tepër i keq për Realin para El Clasico

Gareth Bale u dëmtua ditë më parë dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Periskopi.com Sporti

Është raportuar se rikthimi i uellsianit në fushë mund të ndodhë për dy ose tre muaj, mirëpo mediat spanjolle shkruajnë ndryshe.

Është eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, ai i cili ka thënë se 27-vjeçari pritet të mungojë për më gjatë, duke lënë të kuptohet se ai do të mungojë së paku për katër muaj.

Natyrisht, mungesa e Bale për Realin do të thotë shumë, pasi ai është një ndër futbollistët kryesor të kësaj skuadre bashkë me Cristiano Ronaldon. /Periskopi.com