Labinot Tahiri i këndoi me porosi Ramush Haradinajt? (Video)

Periskopi.com Showbiz

 

Shumicën e herëve i këndon dashurisë.

Por, në këngët e tij, Labinot Tahiri, nuk i lë anash as patriotët, komandantët e luftëtarët.

E për një të tilli ai këndoi edhe të premten në Peje.

Bile, këngëtari i kthyer edhe në politikan, zgjodhi që në Dukagjin t’i këndoi Ramush Haradinajt, i cili dikur ishte komandant i UÇK-së në këtë zonë, ndërsa tani po synon postin e kryeministrit të vendit, si i nominuar i koalicionit PAN, pjesë e të cilit nuk është as Labi e as partia e tij, AKR-ja.

Por, cila ishte arsye që këngëtari nga Ferizaj, zgjodhi t’i këndoi Haradinajt?

Këtë nuk e di as vet pronari i “Space Club”, Adnan Hyseni, i cili tha se jo vetëm Labit po asnjë këngëtari që këndon në këtë vend, askush nuk u përzihet në përzgjedhjen e këngëve.