Kyçja dinamike mban të sigurtë kompjuterin kur përdoruesi largohet

Periskopi.com Tech/Auto

Microsoft po punon në një funksionalitet të ri të Windows 10 që do të kyçë automatikisht dhe të sigurojë PC-në tuaj kur sistemi operativ detekton se dikush është larguar nga kompjuteri.

Funksionaliteti quhet Kyçja Dinamike në ndërtimet testuese më të fundit të Windows 10 dhe Windows Central raporton se Microsoft i referohet këtij funksionaliteti si “Windows Goodbye”.

Microsoft për momentin përdor kamerat speciale Windows Hello për të lejuar përdoruesit që të hyjnë më PC-në e tyre vetëm duke treguar fytyrën.

Korporatat e mëdha i mësojnë punëtorët e tyre që të përdorin Winkey+L për të kyçur pajisjet e tyre kur ato nuk po punojnë, por ky funksionalitet i ri do ta automatizojë këtë proces.

Nuk është qartë se si Microsoft do të dallojë mungesën e aktiviteti, por është e mundur që kompania mund të përdorë pajisjet e përshtatshme me Windows Hello për të detektuar mungesën e aktivitetit dhe të kyçë pajisjen në përputhje me rrethanat.

Windows mundet të konfigurohet që ta bëjë këtë pas një periode kohe, por me sa duket Microsoft po e bën këtë funksionalitet të gatshëm për të gjithë në një opsion të thjeshtë për çdo kënd që ta aktivizojë. Microsoft po planifikon që të dërgojë Kyçjen Dinamike si pjesë e përditësimit Windows 10 Creators, që pritet të arrijë në Prill./PCA/