8383

Ky do të jetë moti gjatë ditëve në vijim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditëve të fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta të shiut.

Periskopi.com Lajme

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë zbritje të përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se java e ardhshme parashihet të jetë më e ftohtë, e percjellur me ulje të temperaturave dhe kushte për riga të dobëta shiu.

“Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, kurse shtypja atmosferike pritet të ketë ngritje të dukshme mbi vlerat e normales”, përfundohet në njoftimin e IHMK-së.