Ky është reagimi epik i Angela Merkel kur pa atletet e Ramës

Periskopi.com Lajme

Fotoreporterëve të cilët shkrepnin foto në Samitin e Triestes nuk i ka shpëtuar reagimi epik i kancelares gjermane Angela Merkel kur pa veshjen e Kryeministrit Rama.

Merkel u zgjat përtej foltores për të parë më mirë veshjen, një reagim që përkthehet sikur po mendonte me vete: “Mos po më bëjnë gjë sytë”.

Ajo ia hodhi sytë edhe një herë të dytë atleteve të tenisit (sipas mediave italiane), për një afat kohor më të gjatë.

“Mes politikanëve pjesëmarrës në samit, zgjoi kuriozitet, Kryeministri shqiptar, Edi Rama që sfiloi para rojeve të nderit i veshur me kostum dhe me një palë atlete tenisi të bardha,- shkruajnë mediat e huaja.