Ky është profili i nobelistit të ri që e la pas Kadarenë (Foto)

Periskopi.com Kulturë

Ishiguro ka lindur në Nagasaki, në jugperëndim të Japonisë dhe ka shkuar në Britani me prindërit dhe dy motrat e tij në vitin 1960, kur ishte pesë vjeç.

Shumë japonezë do të familjarizohen me filmin “Mbetjet e një dite” e konkretizuar duke u bazuar në veprën e tij që e kishte shkruar në vitin 1989 por filmi ishte realizuar në vitin 1993.

Situata në vendin e tij të lindjes ka të ngjarë që të jetë një zhgënjim ku romancieri tjetër Haruki Murakami ka humbur përsëri çmimin Nobel për letërsi, raportoi “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Novelist Kazuo Ishiguro.

Image result for Kazuo Ishiguro

Salman Rushdie, një mik i Ishiguro, e ka uruar atë duke i shkruar:

“Shumë urime për ish mikun tim të vjetër, punën e të cilit unë e kam dashur dhe admiruar qysh kur lexova veprën e tij “A Pale View of Hills”. Ai luan kitarë dhe shkruan këngë gjithashtu! Ka ecur mbi Bob Dylan”.

Çfarë habie – edhe pse ndoshta jo aq e madhe nuk ishte paraparë që ai të fitojë Nobelin për këtë vit.

Ishiguro nuk ishte i njohur shumë dhe nuk konsiderohej një prej pretendentëve për të fituar, por ai është i njohur si një romancier, veçanërisht për romanin e tij në vitin 1989 “Mbetjet e një dite”, për të cilën ai fitoi çmimin “Man Booker” në atë kohë./Periskopi/