Ky është mëngjesi ideal që duhet të hajë çdo njeri që vuan nga diabeti

Periskopi.com Shëndeti

Diabeti është një sëmundje një sëmundje kronike e cila mund të avancojë deri në verbëri, probleme të veshkave ose sëmundje koronare të zemrës. Në këto kushte, është shumë e rëndësishme që njerëzit me diabet të kujdesen për ushqimin që konsumojnë, shkruan Class.

Për këtë arsye, ne duam t’ju tregojmë se cili është mëngjesi që diabetikët duhet të konsumojnë për të shmangur komplikimet e rënda shëndetësore. Për të gjithë njerëzit mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por veçanërisht për diabetikët, sepse glukoza e tyre mbaron më shpejt.

Sanduiç me omëletë

Përbërësit:
2 feta bukë gruri
1 vezë
Djathë me yndyrë të ulët

Përgatitja:
Merrni 2 feta bukë gruri dhe lyejini me pak gjalpë. Ndërkohë, përgatisni një omëletë me një vezë dhe pak djathë me yndyrë të ulët, shkruan shije.al. Gatuajeni në një tigan me pak yndyrë për disa minuta.
Vendoseni omëletën brenda fetave të bukës dhe është gati për t’u konsumuar.

 

Reklamë
Reklamë