20160718_2_18084860_12354528_web-480x320

Ky është kryeministri i ri i Malit të Zi

Me mbështetjen unanime të dyzet e një deputetëve aktual, parlamenti i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e re. Kryeministër i ri u zgjodh Dushko Markovic, njofton RTV i Malit të Zi.

Periskopi.com Lajme

Për zgjedhjen e Qeverisë dhe anëtarëve të saj votuan deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Liberale, Social Demokratët, Partia Boshnjake, koalicioni i partive shqiptare dhe Iniciativa Civile Kroate. Në seancën parlamentare nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

Kryetari i parlamentit, Ivan Brajovic, falënderoi ish kryeministrin Milo Djukanovic.

Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian janë prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Qeverisë së re, ka thënë kryeministri i ri Dusko Markovic, duke shtuar se bojkoti i opozitës dhe mosnjohja e rezultateve të zgjedhjeve nuk ka justifikim kushtetues. Ai shtoi se detyra më e rëndësishme e pushtetit të ri ekzekutiv do të jetë përmirësimi i jetës së çdo qytetari.

Markovic, të cilin në këtë funksion e ka propozuar Presidenti malazez Filip Vujanoviç, ka prezantuar programin dhe anëtarët e Qeverisë para deputetëve. Për Qeverinë e re dhe programin e saj kanë votuar 41 nga 81 deputetë, nuk pati abstenime dhe vota kundër.

Seanca në të cilën Markovic ka prezantuar programin dhe përbërjen e qeverisë së re është bojkotuar nga opozita. Debate mbi objektivat dhe çështjet kadrovike të pushteti të ri ekzekutiv nuk kishte.

Markovic si sfidë kryesore ka cekur problemet ekonomike dhe tha se Qeveria e tij do të përfundojë procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

“Vëmendjen më të madhe do t’ia kushtojmë marrëdhënieve me fqinjët, BE-në, SHBA-të dhe Kinën. Ne do të përpiqemi që të kapërcejmë mungesën e mirëkuptimit në marrëdhëniet me aleatin tonë historik Rusinë”, ka thënë Markovic nëlidhje me prioritetet e politikës së jashtme të Qeverisë, e cila është vazhdimësi e politikës aktuale të jashtme.

mnprime_1480369181-4802509