15129634_1493955547300193_3933189797026578185_o

Ky është klubi brazilian i futbollit që ishte në avionin e rrëzuar në Kolumbi (Foto/Video)

Periskopi.com Lajme

Aeroplani që u rrëzua para pak orësh në Kolumbi, po barte 72 pasagjerë, përfshirë një ekip brazilian të futbollit dhe nëntë anëtarë të eukipazhit, gjithsej 81 njerëz.

Sipas zyrtarëve, nga 81 njerëzit në bord të aeroplanit, të mbijetuar mund të jenë vetëm 6.

Departamenti i Aviacionit kolumbez në deklaratën zyrtare ka theksuar se mes pasagjerëve ishte edhe klubi brazilian i futbollit i quajtur Chapecoense.

15300539_1144716535584095_62856085_n 15000840_1478951662133915_1515314477904877390_o

Klubi futbollistik brazilian Chapecoense po fluturonin nga Bolivia drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Medelinit në Kolumbi, për të luajtur në meqin final për Kupën Sudamerica, transmeton Periskopi.

Pak para nisjes ky klub, në faqen zyrtare në Facebook, kishte postuar një video ku shihen lojtarët duke pritur në aeroport. /Periskopi/